• |
ide | kryesore

“Non papers’’ për kufijtë/ Maas: Dokument pa vlerë, Gjermania nuk është e përfshirë

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Masska reaguar lidhur me dokumentin jo zyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike. Mass përgënjeshtroi përfshirjen e Gjermanisë tek të ashtuquajturit “non-papers”.

“Nuk ka asnjë përfshirje të Gjermanisë në këto “non papers”. Nëse ka zëra që supozojnë të kundërtën janë, fake news. Politika e jashtme gjermane ka pasur gjithmonë parimin se kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk preken”, shtoi Mass.

Dokumenti u publikua fillimisht nga media sllovene, nën autorësinë e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansa  e në adresë të presidentit të Këshillit Europian Charles Michell, si një propozim mbi trajtimin e problematikave në rajon pasi Sllovenia të marrë Presidencën e BE-së në korrik.

“Ne besojmë se çdo ripërcaktim i kufijve do të prekte të gjithë rajonin me pasoja të pakthyeshme në të gjitha nivelet. Ne nuk e duam këtë gjë dhe do ta refuzojmë gjithmonë”, shtoi Mass.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *