• |
ide | kryesore

Video/ Fitore e ‘dhuruar’: Musta ndëshkon gabimin e Apolonisë

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk kishte alternativë tjetër vec fitores dhe Laci kthehet në shtëpi me një gol të shënuar e tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, duke kapërcyer në renditje Vllazninë. Një ndeshje ku kurbinasit dominuan por para portës shfrytëzuan vetëm një ‘dhuratë’ të prapavijës fierake, duke shënuar golin vendimtar me Mustën në fillimin e pjesës së dytë.

Në “Loni Papuçiu” mjafton edhe një gol, për të dalë me tre pikë nga një përplasje e vuajtur, që në fund i buzëqesh të besuarve të Shpëtim Duros. Apolonia e rënë nga kategoria provoi të bënte një tjetër përfaqësim dinjitoz dhe ia doli, pavarësisht se bardhezinjtë krijuan më shumë raste. Ajo traversë e goditur nga Jeboah mund të bënte diferencën, ashtu si edhe rastet në të cilat kurbinasit pretenduan 11 metërsh.

Ishte Emiljano Musta, ai që vendosi sfidën. Futbollisti i skuadrës bardhezi, arriti të përfitonte nga një gabim në mbrojtje i fierakëve, në minutën e 48, duke i siguruar 3 pikët vendimtare skuadrës laçiane, që vazhdon të mbajë nën presion kreun. Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Apolonia mbyll tabelën me 20 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *