• |
ide | kryesore

EMRAT/ Ngritën laborator kanabisi në Britani, burg për 3 shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

3 shqiptarë janë dënuar me burg pasi u kapën brenda një fabrike kanabisi në një bodrum në qytetin e Bradford. Sipas mediave vendase brenda laboratorit u gjetën 150 rrënjë të kanabisi.


Të gjithë personat kishin para dhe karta identiteti me vete, por nuk qëndronin të ngujuar në ndërtesë, pasi kishin dalë për të blerë ushqime. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Para drejtësisë, ata kanë zbuluar rolin e tyre në fabrikë duke mos i mohuar akuzat.


Në pranga janë vënë shqiptarët Nik Seraj, 34 vjeç, Adriatik Vlashi, 29 vjeç, Petro Thanasi, 25 vjeç si dhe Kostadin Enchev dhe Marios Papadopoulis. Të gjithë u deklaruan fajtorë. Adriatik Vlashi tha se kishte rolin e kopshtarit, detyrë që e kishte bërë për rreth dy muaj dhe tani het të kalojë edhe 11 muaj të tjerë në qeli.

Nik Seraj pranoi që kishte shkuar atje për tu kujdesur për bimët dhe u dënua 11 muaj burg. Petro Thanasi tha se kishte punuar vetëm 1 ditë, por u dënua me 6 muaj burg dhe 60 orë punë të papaguar në komunitet. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu