• |
ide | kryesore

Sërish lajm i mirë, shënohet një tjetër 24 orësh pa asnjë të shtruar të ri me Covid-19 në spitalin Infektiv

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur javën me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për shërbimin mjekësor. Sipas tij, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë shtrim të ri në radhët e pacientëve me Covid-19 në spitalin Infektiv. Kalo shkruan se ndërgjegjësimi, masat dhe vaksinimi në ritme të përshpejtuara po na bëjnë më të fortë në luftën kundër armikut të padukshëm.

Po ashtu mjeku thekson se ende nuk jemi në kohën kur duhet të festojmë për faktin që s’kemi pasur të sëmurë të paraqitur në spital, sepse kemi ende rrugë përpara për të dalë nga tuneli i pandemisë. Por Kalo shton se dalja prej këtij tuneli më afër se kurrë.



1 Comment

  1. Si ka mundesi?! po njerezit u shkerdhyen ne fushate nga jugu ne veri mbi 1 muaj duke bere grumbullime-orgji?!
    Kur do ta kuptoni njehere e mire qe kjo eshte nje loje kriminale?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *