• |
ide | kryesore

Raketa, viktima e arrestime/ Çfarë duhet të dini për tensionet e reja në Jeruzalem dhe Gaza

-Instant, Arkiva, F1, Planet

E marta filloi me raportime për 24 të vdekur në Rripin e Gazës pas një nate sulmesh ajrore izraelite. Midis të vdekurve janë nëntë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe 15 militantë të Hamasit, sipas ushtrisë izraelite.


Vetëm një ditë më parë, e hëna, pa një përshkallëzim të shpejtë të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve pas javësh përplasjesh dhe demonstratash në Jeruzalem.


Në mëngjes, 300 palestinezë u plagosën në një sulm policor në kompleksin e Xhamisë al-Aqsa në Jeruzalem, një nga vendet më të shenjta në Islam. Në mbrëmje, militantët në Rripin e Gazës kishin qëlluar me raketa drejt Jeruzalemit për herë të parë në shtatë vite, dhe Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Një bashkim faktorësh, nga disa dekada të vjetër tek të tjerë më të menjëhershëm, ka kontribuar në paqëndrueshmërinë dhe dhunën në rritje.

Ja çfarë duhet të dini.

Çfarë përplasjesh kanë shpërthyer në Jeruzalem ditët e fundit? 

E hëna filloi me më shumë se 300 palestinezë – të cilët kishin ardhur për t’u lutur në xhaminë al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit – të plagosur në përleshjet me forcat izraelite, të cilët qëlluan plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata. Përballjet midis policisë izraelite, protestuesve palestinezë dhe izraelitëve hebrenj të ekstremit të djathtë vazhduan gjatë gjithë ditës.

Qyteti mbeti i tensionuar përpara një marshimi të diskutueshëm nga hebrenjtë nacionalistë, i cili ishte vendosur të kalonte nëpër lagjet palestineze si pjesë e një feste izraelite që tundte flamurin, Dita e Jeruzalemit. Rruga përfshinte Portën e Damaskut, një nga qendrat e pakta të jetës palestineze në qytetin e kontestuar. Në javët e fundit, forcat izraelite dhe palestinezët janë përplasur rreth kufizimeve izraelite në tubimet e natës atje pas agjërimit të Ramazanit.

Pak para se marshimi të niste, autoritetet izraelite urdhëruan që ajo të kalonte nga zona e Portës së Damaskut. Organizatorët kundërshtuan, duke thënë se pjesëmarrësit duhet të mblidheshin ende në Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë në qytet për hebrenjtë, i vendosur poshtë xhamisë al-Aqsa, të cilën hebrenjtë e quajnë kompleksi i ‘Temple Mount’.

Kjo ishte afërsisht në të njëjtën kohë kur Hamas, një grup ekstremist që kontrollon Rripin e Gazës, njoftoi se do të qëllonte me raketa nëse izraelitët nuk largoheshin nga xhamia al-Aqsa dhe Sheik Jarrah, një lagje kryesisht palestineze e Jeruzalemit Lindor ku ndodhen familjet arabe, që janë përballur me dëbime pas vitesh beteja gjyqësore të zhvilluara nga izraelitët e vendosur aty. Në atë zonë pati konfrontime natën midis nacionalistëve izraelitë të ekstremit të djathtë dhe palestinezëve, të cilët janë përballur me një përgjigje të ashpër të policisë.

Të hënën në mbrëmje, Hamasi gjuajti raketa drejt Jeruzalemit dhe Izraelit jugor. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Çfarë qëndron pas përshkallëzimit? 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lufton për mbijetesën e tij politike pas katër zgjedhjeve të bllokuara që e kanë lënë Izraelin në trazira politike. Ai është në krye të një qeverie të përkohshme ndërsa lufton akuzat për korrupsion, ndërsa partitë e opozitës luftojnë për të formuar një qeveri alternative të qëndrueshme.

(Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu) 

Kryeministri është rreshtuar me politikanët e ekstremit të djathtë. Midis tyre janë Itamar Ben-Gvir, kreu i Partisë ekstremiste të Fuqisë Hebreje, i cili ka qenë pjesë e konfrontimeve në Sheik Jarrah dhe rreth Malit të Templeve (Temple Mount).

Kritikët e Netanyahut thonë se tensionet janë lejuar pjesërisht të përshkallëzohen sepse ai ishte i shpërqendruar nga çështjet e tjera. Raportet e dhunës që targetojnë izraelitët dhe ushtarët hebrenj kanë dominuar mediat izraelite në ditët e fundit.

Për palestinezët, disa zhvillime të fundit kanë ngjallur frikë dhe zhgënjime për të ardhmen e kërkesave të tyre për sovranitet dhe të drejta në Jeruzalem dhe fundin e pushtimit izraelit.

Në fund të Prillit, Presidenti Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor, njoftoi se ai po shtyn ato që supozohej të ishin zgjedhjet e para Palestineze në 15 vjet. Në teori, zgjedhjet do të zhvilloheshin në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor. (përktheu lapsi.al) Por Abbas është në kundërshtim me Hamasin, i cili sundon në Gaza, dhe Izraeli ka ndaluar Autoritetin Palestinez të veprojë në Jeruzalemin Lindor, ku shumica e Palestinezëve nuk janë shtetas Izraelitë. Abbas, i cili nuk po dilte mirë në sondazhe, fajësoi Izraelin për anulimin, duke thënë se nuk kishte rënë dakord për një mekanizëm që të votohej në Jeruzalemin Lindor.

(Kreu i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas) 

Përkundër këtij sfondi, kufizimet izraelite rreth hyrjes në Portën e Damaskut dhe Xhamisë al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, u bënë pika të ndezjes ndërsa shumë Palestinezë u mblodhën atje për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Era e “ujit me erë të keqe”, të spërkatur nga forcat izraelite të sigurisë ka mbetur në disa pjesë të Jeruzalemit Lindor për javë të tëra.

Konfliktet rreth xhamisë al-Aqsa janë shpërthyer shpesh më parë, duke ndezur tensionet rreth Lindjes së Mesme. Por ditët e fundit vëmendja ndërkombëtare është rritur gjithashtu rreth betejës ligjore me dekada të vjetër në lagjen Sheikh Jarrah, ku një grup izraelitësh po përpiqen të dëbojnë dhe zëvendësojnë kryesisht familjet palestineze refugjate nga shtëpitë ku ata kanë jetuar për dekada. Palestinezët thonë se çështja e zhvendojses së tyre nga Jeruzalemi wshtw emblematike. Palestinezët qytetarë të Izraelit, si dhe palestinezë në Bregun Perëndimor dhe vendet fqinje arabe, kanë mbajtur protesta në solidaritet me Sheikh Jarrah.

Një vendim përfundimtar nga Gjykata e Lartë u vendos fillimisht për të hënën – por ai u shty të Dielën nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit në një përpjekje për të zbutur tensionet.

Ndërkohë, Hamasi, i cili ka bërë tre luftëra me Izraelin, është përpjekur të plotësojë boshllëkun politik. Grupi militant po përballet gjithashtu me presionet e tij në Rripin e Gazës, i cili është i rrethuar nga kriza të shumta humanitare 14 vjet në një rrethim të udhëhequr nga Izraeli dhe Egjipti.

Në rajon, marrëdhëniet midis Jordanisë fqinje, e cila është kujdestare e Xhamisë Al Aqsa, dhe Izraelit janë të tensionuara. Kjo pjesërisht sepse Izraeli po afrohet gjithnjë e më shumë me vendet e gjirit Arab si Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilët nënshkroi një marrëveshje normalizimi në shtator. Këto zhvillime kanë zemëruar gjithashtu palestinezët, të cilët thonë se këto marrëveshje vijnë në kurriz të të drejtave të tyre.

Çfarë mund të ndodhë më pas? 

Ngjarjet vazhdojnë të zhvillohen shpejt. Ndërsa të hënën në mëngjes shumë kishin frikë se dhuna në Jeruzalem do të vazhdonte të përkeqësohej, të martën në mëngjes fokusi ishte zhvendosur nëse Izraeli dhe Hamasi mund t’i riktheheshin luftës.

Hamasi vazhdoi të gjuante raketa në Izraelin jugor, shumica e të cilave u ndaluan nga sistemi i mbrojtjes së Izraelit. Shkollat ​​u mbyllën në të gjithë zonën ndërsa sirenat ranë dhe banorët ikën në strehime.

Sulmet ajrore izraelite gjithashtu vazhduan në Gaza, ku civilët nuk kanë strehime nga bombat.

Në të kaluarën, shtetet arabe si Egjipti dhe Katari kanë ndërhyrë për të ndërmjetësuar armëpushimet e parakohshme. Mbetet e paqartë nëse ngjarjet do të ndjekin këtë trajektore, apo nëse Izraeli dhe Hamasi do të kthehen në luftën e tyre të parë zyrtare që nga viti 2014. /WP, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

2 Comments

  1. KUJDESNI,ME MENAZHIMIN SE FAR MENDOJM FLASIM ,DHE VEPROJM NUK ESHTE PA PERGJEGJSI NE KETE BOT PER GJITHcKA QE NDOLL PARA SYVE TAN,GJITHKA KA KOHEN E ZHVILLIMIT VET QE PO I KALOJ KOHA BEHET KOSTO PER GJITH NESE HESHTIM thotë:

    DO NDOLL AJO ,cFAR MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM,KU PASUSIT E VEPRAVE TE PAADREJTESIS ,I MALLI ZOT ,I KA GRARANTUAR NDESHKIM HYJNOR QE ME KRIJIM DHE ULLZIM,DHE PASUESIT E TE VERTETES I SHPERBLEN,NUK KA FUQI AS TEKNOLOGJI QE MUND TE SFIDOJNE KRIJIMIN DHE ULLZIMIN HYJNORE,PADREJTESIJA ESHTE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,PAcMANGESHEM,POR INTERESANTE ESHTE SE TE GJITH KEMI NJE VIJIM BURIMI NE KRIJIM FUNKSION ULLZIM NATYRALITET DUAM TE DREJTEN DHE URREJM PADREJTESI TE NA BEHET,NDERSA TJERVE JU BEJM PADREJTESI DHE NDESHKIMIN QE NA SJELL NUK NA PELQEN KY ESHTE VETSHKATRRIM,AJO QE NA BASHKON ESHTE JE JEMI TE NJEJTE GJINI NJERZORE,BYRIMI HYJNOR ,VENI PERBASHKET KU JETOJME PLANETI TOK ,DHE AJO QE NA NDAN ESHTE,ANGAZHIMI YNE INTERESI,,POR AKOMA NUK JEMI VON ASNJE TE SHOHIM ,DHE MARRIM VETEN NE PERGJEGJSI PERPARA SA TE NA MARRIN I MALLI ZOT DUKE PARE VETEN NE PASQYREN E TE VERTETES,QE NJERZVE KRIJESAVE TE MOS U HYJM NE HAK,POR SEJcILES TI JAPIM HAKUN ,DHE TE MENDOJME FLASIM DHE VEPROJME NDAJ TJEREVE ASHTU SI PER VETET TONA,KESHTU DO BEHESHIM NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI ,DO KISHIM NE MEZIN TONE QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE SHPRES ZGJILLJE SHPETIM ,SEPSE ULLZIMI HYJNOR I KA GARANTUAR RENDIMENTIN E VLERAVE VLER KUR ATO ZHVILLOHEN NDRYSHE NJE SHKATRRIM ,EKSTREM PO BIE MBI TE GJITH SEPSE ASAJ ME SE SHUMTI NJERZIT ME GJYMTYRET E TYRE PO I SHERBEJN, KEMI MUNDESIN TE GJITH ASHTU SI SOLLEM EKSTREMIN VUAJTJET MJERIMIN LUFTRAT SHKATRRIMIN NE TOKE KEMI MUNDESI TE ANGAZHOHEMI DHE SJELLIM EDHE TE KUNDERTEN DOBIT ,KINI FRIK ZOTIN O ROPT E TIJE SE ZOTI MALLERISHEM PO NA SHEH DHE DEGJON,POR SHPERBLEN MESHIRON FAL DHE NDESHKON

  2. ZHVILLIMET QE NDOLLIN NE TOKE,MOMENT PAS MOMENTI,JAN,NJE SINJAL,TERHEQE VEMENDJE PER NJERZIT SE C FAR I PRET NE VECANTI DHE PERGJITHESI,PERDERI SA JETA U KRIJU ,ME QELLIM ADHURIMIN E ZOTIT MALLERISHEM,, DHE SI SPROV PER NE ,ULLTIMI JON NGA ZOTI DREJT ZOTIT,ESHTE ,RRUGA NE TE CILIN KALUAN ,BABALLARET TAN ,PO KALOJM NE DHE TJERET QE VIN PAS NESH,SIPAS VULLNETIT TE ZOTIT,PERCAKTIMIT TIJE DHE ANGAZHIMIT TONE,KJO ESHTE CESHTJE E KRYER,KUSH MENDON ,SE ESHTE ZOT NE TOK ,I KUJTOJ ,SE ESHTE NEN ZOTIN E MALLERISHEM ,NEN FRONTIN ,E KONTROLLIT TIJE,KUSH MENDON SE ESHTE ,ZOT MBI ,ZOT,I KUJTOJ ,ATO QE MENDUAN PERPARA TIJE,DHE PERFUNDIMIN E TYRE SE SI I MALLI ZOT I BERI SHEMBULL PER NE,KUSH MENDON ,PERSERI SE DO BEHET ZOT,PERSERI I MALLI ZOT,KA PER TJA TREGUAR FUQIN E TIJE DUKE I DHEN HAKUN QE MERITON,KUSHDO QE MENDON,QE ME ME FUQIN E TIJE MUND TE PROVOKOJN DHE SFIDOJNE ZOTIN E MALLERISHEM ,PERCAKTIMIN E TIJE,NE FAKT DO TE SHKATRROJ VETEN E VETSEPSE I MALLI ZOT NJERZVE NUK JU KA LLEN CILESI KRIJUESE NJERZVE QE SEJCILI NGA,NE,TE KRIJOJNE ZGJILLJE SIPAS DESHIRES VET,DHE NUK I KA DHEN FORCE QE KUR DESHIROJNE TI MARRIN SHPIRTIN DIKUJT,NUK I KA LLENE FUQI TE NDALOJNE,MBAJNE FRYMARRJEN E TIJE TE FUNDIT NE TRUPIN E VET PRA SHPIRTIN PA I DALE AS DHE NJE SEKOND PAS PERAKTIMIT SI KOHE SE KUR DO TI DALIN KU DHE SI,DHE ASNJERI NGA NE NUK E DIN KETE,KUSHDO QE MENDON,SE DO TRIUMFOJN E PADREJTESI,I MJAFTON TE LEXOJN LIBRIN HYJNORE DHE BINDET,SE PADREJTESIJA U KRIJUA SI SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,,QE SA ME SHUM TE THELLOHET AQ ME PRAN DHE ME SHUM I AFROHET NDESHKIMIT,TE PREMTUAR HYJNOR, KUSHDO QE PRET ,SE I MALLI ZOT DO TU DERGOJNE PROFET SHPETIMTARE,DUKE QEN TE PADREJT ATO NDAJ NJERZVE,GJALLESAVE,LE TA DIN SE I MALLI ZOT E KA QARTESUAR NE ULLZIMIN HYJNORE,SE PER TE PADREJTIT NUK KA SHPETIM NESE NUK PENDOHEN DHE,MARRIN NJERZVE HALLALLIN KTHEJNE HAKUN,DHE PRANOJN TE VERTETEN VEPROJN SIPAS SAJE,E KA PERCAKTUAR QE DO DALIN DEXHALI POR NUK ESHTE SHPETIMTAR PER VETEN E VET JO ME PER NJERZIT AI ESHTE SPROV PER NE,KUSH MENDON SE E DREJTA TJEREVE MUND TE BEHET INTERESI DHE PRONA TIJE DUKE I SHQETSUAR BEZDISUR NJERZIT,LE TA DIN SE ,ZOTIN DHE GJITH NJERZIT DO TI KENE KUNDER,DHE DO TI PERMBYSET AI INTERES,E KA KRIJUAR ,ZOTI TE NDOLLIN KESHTU RRETH PADREJTESIS,KUSH MENDON ,SE ESHTE ME SHUM SE NJERI,LE TA DIN SE NUK KA GJE ME SHUM NE GJYMTYRET E VETA SESA NJE NATYRALITET NJERZORE,QE DON TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE URREN PADREJTESIN TI BEHET ESHTE QENJE NJERZORE E DOBET E LINDUR DHE VDEKESHME,KUR ,MENDON SE PERMES VEPRIMIT DHE SHTIMIT KEQES NE TOKE DO PROVOKOJNE ,ZOTIN E MALLERISHEM ,TE SJELLIN NDONJE SHPETIMTARE,PER TE APO RRETHIN E TIJE,,LE TA DIN SE SHPETIM TARE DHE ARMIK TE VETES VET SEJCILI NGA NE KA VETEN E VETME ANGAZHIMIN QE BEN,NESE ANGAZHOHET TEK E VERTETA ,E VERTETA KA QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM ,SEPSE AI QE KRIJOJ GJITHCKA,KRIJOJ DHE ULLZIM PER TE TE LEHT PER MENDJEN ME RREGULL MAS DREJTESI HAK,QE NESE I MBESHTETET ASTU SIC,ESHTE MENDIMI MIR FJALA MIRE VEPRIMI MIRE I MALLI ZOT KA KRIJU PER TE DHE SHPERBLIM TE MIRE,DHE KUSH MBESHTETET TEK EGOJA TIJE E PANGOPUR,ATEHERE FILLON SHKATRRIMI TIJE APO TE GJITHEVE NESE NJERZIT HESHTIN NUK E KESHILLOJN BINDIN NDALOJNENGA RRUGA GABUAR,E VERTETA ESHTE RRUGZIGJILLJE PA PROBLEME,KURSE PADREJTESIJA ESHTE RRUG PROBLEMESH PA ZGJILLJE,KUSH MENDON SE,NJERZVE PO JUA HELL,NE GJITHA MENYRAT JA BEJ ME DIJE LEXO ULLZIMIN HYJNORE SE DO BINDESH SE I MALLI ZOT ME KRIJIM DHE ULLZIM ,TE PERSOSUR PRECIZ E KA BERE PENG SEJCILIN NGA NE NE PERGJEGJSI PARA TIJE TE MENDIMIT FJALES VEPRES VET,KESHTU QE I BIE,QE PO JA BEN VETES VET DREJTPERDREJT,PO NGARKON VETEN E VET ME PERGJEGJSI MEKATE DHE GATI PER NDESHKIM PACMANGESHEM,POR SI NJEREZ A E DUAM NDESHKIMIN TON ,JO KURR,NE KEMI NJE NATYRALITET,QE DUAM TE DREJTEN ,HAKUN,DHE URREJM PADREJTESIN TE NA BEHET,,PO SI KA MUNDESI QE VETEN E DUAM ME SHPIRT,DHE URREJM ME GJYMTYR,DUKE VEPRUAR ME GJYMTYRET TONA KUNDER ASAJ QE NDJEJM DHE DUAM PER VETEN ,PO,KJO PO NDOLLE ,SOT KONKRETISHT,SEPSE SI NJEREZ DUKE MOS VEPRUAR SIPAS ASAJ QE NA SHPETON QE ESHTE E VERTETA,QE DISIPLINON FRENON KUFIZON EGON TONE TE PANGOPUR ,PER PUSHTET PARA ,SIKUR NJERIT TOKEN ME PASURIT QE KA PO TI JEPEN NUK NGOPET DHOT DU PRAP,PO PER KAQ SA JEMI NUK MJAFTON GJITHSIJA,E VERTETA PASTRON SHPIRTIN DHE ZHVILLON MENDIMIN DUKE U KUFIZUAR PERMES VLERAVE BRENDA LIRIVE TE DREJTAVE,KURSE DUKE MOS VEPRUAR SIPAS SAJ POR SIPAS EGOS ,SHKATRRON PASTERTIN E SHPIRTIT NGARKOHESH ME MEKATE DHE MEKATET TE SHKATRROJNE ZEMREN MOTORIN E IMPULSEVE TE NDJESHMERIS PER MIRE VLERAVE,,ZEMRA QUHET E VDEKUR EDHE PSE JETON ,DHE ZEMRA NGJALLET,ME PENDIM ,KTHIM HAKU MARRJE HALLALLI,MENDIME FJAL VEPRA VETEM SI THOT ULLZIMI HYJNOR SEPSE ESHTE I LILLUR DREJT PERDREJT ME KRIJIMIN DOBIT,MBI TE CILAT VARET EKZISTENCA JON ,ZGJILLJET DOBIT GJITHCKA NE NDIEJM DUAM PER VETEN TON,O NJEREZ ,MOS PERCAKTONI ARMIKUN SE ARMIK TE VETIN SEJCILI KEMI DJALLIN E MALLKUM QE NXIT VESET TONA EGON TON PER VEPRA TE KEQIJA,MJAFTON QE SEJCILI NGA NE TE MBESHTETET TEK I MALLI ZOT DHE VEPROJNE SIPAS ULLZIMIT TIJE DHE MJAFTON QE E KEQA TE ZHDUKET NGA MEZI JON ,DHE ZBRES MESHIRA ZOTIT NDER NE,NUK KA PAQE NUK KA VLERA NUK KA TE DREJTA LIRI MIRESI ZGJILLJE QARYTESI GJALLERI PAQE SHPRES SHPETIM PER NE NESE NUK ANGAZHOHEMI SEJCILI NGA NE SI THOT I MALLI ZOT NE VETEN FAMILJEN TE AFERMIT SHOQERIN E VET E KESHTU ME RRALL QE KUR TE MENDOJNE TE MENDOJM MIR KUR TE FLAS TE ZGJELLIN FJALEN ME TE BUKUR ME TE VLEFSHME ME TE MIR ,DHE KUR TE VEPROJNE TE VEPROJNE NE MENYREN ME TE MIRE,NDAJ TJEREVE SE DREJTPERDREJT PO VEPRON PER VETEN E VET,DHE E KA NE DOBIN E TIJE,MOS HESHTENI DHE MOS PRIT SHPETIMTAR TE VETES TENDE ,O NJERI SE SHPETIMTARE PER VETEN TENDE TE BERI I LARTMALLRISHMI TY PERMES ULLZIMIT TIJE ,DHE ANGAZHIMIT TEND DHE HUMBES PO TU NESE MBESHTETESH TEK VETJA EGOJA PER PUSHTET PARA DUKE U BER I PADREJT NDAJ VETES DHE NJERZVE ,O NJEREZ AKOMA JEMI NE KOHE PER TE NDRYSHUAR NE DOBIN TON MUNGON VETEM ANGAZHIMI NE DOBI NDRYSHONI KESHILLONI PER MIRE NDALOHUNI DHE NDALONI TJERET NGA E KEQA,KY KOMENT KA BAZA NE ULLZIMIN HYJNORE ZHVILLIMET SHKENCORE DHE FAKTET E ZHVILLIMEVE PRAKTIKE ,U MBE SI OBLIGIM HYJNOR HAK QE KAN NJERZIT PER DITURIN DHE MORAL NJERZOR SEPSE ASHTU SI DESHIROJ PER VETE TE MIREN E DESHIROJ PER GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu