• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtuetuese i hedh poshtë padinë Kujtim Gjuzit për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shqyrtojë padinë e Kujtim Gjuzit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke mos e kaluar këtë çështje në seancë.


Padia e Partisë Konservatore u shqyrtua nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja, Përparim Kalo, anëtarë.


Gjykata Kushtetuese thekson se “Për legjitimimin e partive politike, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se mundësia e tyre për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues ekziston kur ato kundërshtojnë dispozitat e akteve normative, të cilat cenojnë statusin e tyre kushtetues dhe, bashkë me të, edhe pjesëmarrjen e tyre në ushtrimin e vullnetit shtetëror. Të tilla mund të jenë aktet që përcaktojnë deklarimin e pasurive, financimin e tyre nga shteti ose subjekte të tjera, dhënien e shansit të barabartë të gjitha partive për të marrë pushtetin, mënyrën e organizimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së tyre politike jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe në periudhën midis tyre”.

Sjellim në vëmendje që Partia Konservatore e Kujtim Gjuzit kërkoi shfuqizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të bojkotuara nga Partia Demokratike dhe LSI.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu