• |
ide | kryesore

PD: KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale

-Instant, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e saj për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.


Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se KAS duhet që të administrojë çdo material zgjedhor, ndërsa shtoi se ky institucion nuk i vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale.


“PD nuk është institucion ligj-zbatues. Ne presim që të administrohen provat që nuk janë në disponimin tonë. Të administrohet gjithçka tjetër që partitë nuk kanë mundut të sigurojnë dot vetë. KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale. I jemi drejtuar institucioneve zyrtarisht. Procesi zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta. Rruga e vtme që materialet të merren në administrim është që KAS tu drejtohej me shkresë zyrtare institucioneve,”- tha Kaso.

PD: 10 pyetje publike Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ

1. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?

2. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?

3. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?

4. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

5. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

6. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?

7. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?

8. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?

9. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?

10. Lista mund të vazhdojë, por kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

6 Comments

  1. O rilindas fytyrmonster,o i biri i kurves o baxhelle e jashtqitje menxyre ?!
    Kokpalare e lopçar po ashtu !
    E ka me ligj o monster qe provat qe nuk mund ti siguroje nje subjekt elektoral,KAS-i eshte i detyruar t’ia aforje subjektit !!!
    Nga do i marre edhe nese ka info shkresat Opozita o fytyrbythe ?Nga çerdhja e baxhellave qe ke ne shtepi apo nga rraca e ndyre e komunisteve e bijeve te tyre te neveritshem kriminele !?
    Mortja qe s’te bie ndyresire e ju bashkpunetore ne krim qe doni te legjitimoni nje pushtet te vjedhur ?!Edhe pse nuk ka shqiptar qe nuk e di apo nuk e ka ditur se me edi ramen nuk ka zgjedhje te lira,ka vjedhje,presion,shperblime,Cash e pafund benefite te tjera o ndytes i ambjentit e ti Ruskar qe normale qe do shkoje ne gen,si i biri I babait vrases e gjakpires !!!

  2. Ka qenë shkurt i vitit 1991. PD e sapo krijuar kishte, jo forume normale, por një sajesë masovike që quhej ‘Komisioni Nismëtar’ dhe në krye kishte Azem Hajdarin. Kuptohej lehtë pse ishte sajuar kjo krijesë hermafroditë: Pritej se kush do të ishte më i forti që të pushtonte partinë.

    Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë. Azemi u spostua, sepse ‘nuk kishte kulturë sa të merrej vesh me të huajt’. Anëtarët e Komisionit, afër mesnatës, erdhën në redaksinë e Rilindjes Demokratike, ishin 13. Tre prej tyre kandiduan si kryetarë: Meksi, Pashko dhe Berisha. E vetmja herë me votim të fshehtë. Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota. Dhoma e mobiluar me dy tre stola lulishteje, ishte e shtruar me dërrasa; ç’kanë hequr ato dërrasa nga shkelmat e Berishës,o byroist i pd shpellkari i byrektores se pd me shefe elona ha mut se do I gjesh provat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu