• |
ide | kryesore

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Qeveria e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbroher nga raketat e Hamas-it

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka reaguar në lidhje me tensionet dhe përplasjet e javës së fundit mes Izraelit dhe palestinezëve. Në një postim në Twitter, MPJ e Kosovës shprehet se si çdo shtet tjetër, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin që të mbrohet. Përmes njoftimit, kjo ministri është shprehur se Izraeli është duke mbrojtur popullin ndaj 2000 raketave të qëlluara nga Hamas-i, që shtohet më tej, po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij.

Po ashtu, qeveria e Kosovës bën thirrje për përmbajtje dhe për zgjedhjen e situatës në mënyrë paqësore.

 



7 Comments

    1. Deklarim i duhur i qeverise Kurti, qe mos tu jap shkak opozitareve politike dhe mediatik ne Kosove, dhe Grenell pro-serbit, qe ta nxjerr Kosoven ne bote sikur po mban anen e gabuar. Nuk eshte askush pro vrasjes se civileve te asnjeres pale, bile edhe ne kete njoftim,nder te tjera thuhet . “..Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”,”
      Mos harroni qe fale sakrificave te gjysherve tane qe mbrojten hebrenjte, Israeli ka konsideruar shqiptaret gjithmone miq, keshtu qe s’kemi pse refuzojme miqesine e nje shteti te fuqishem, aq me pak ,shtet mik i perbashket me mikun tone te madh. Mos harroni ndihmen e madhe qe kane dhene amerikanet me origjine hebrenje per Kosoven, si psh Tom Lantos, Madeleine Albright, Eliot Engel. Nderkohe Palestina jo vetem nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves, por ka qene ekstremisht shume e ashper me ne. Me hapjen e ambasades, Kosova i mori hak Palestines. Tani presim t’i marrim hak edhe Spanjes dhe te tjereve, ne te ardhmen

    2. Po si tja beje ndryshe kur hamasi i nis raketat nga zona me popullsi civile?

      Pak a shume si luli ne kohen e cadres qe hidhte molotov me cecenat e vet dhe ne krye te protestuesve vinte femra…medemek jemi paqesore

      1. Ik mere kar. Po te duash fol per izraelin por mos as fare per Bashen. Eshte njemije here me i mire se ty kok trapi?

    1. Shtetet arabe aty rrotull bejne mire ti japin nga i cope tok dhe ashtu zgjidhet ceshtja shtetit palestinez per mendimin tim. Kan toka plot ata qe i mbajn kot bosh

  1. Po kujt i plasi per kosoven mor aman. Ja sa bejne edhe ate pak ca lares parash.e ti rrembejn ca kan per ti rremby.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *