Juristi i PD-së në KQZ, Marash Logu ka publikuar 3 dokumente nga zgjedhjet e 25 prillit që u përkasin qarqeve të Beartit dhe GJirokastrës dhe që sipas tij nxjerrin 100 parregullsi. Logu thotë se këto dokumente faktojnë votimin e shumëfishtë.
Sipas juristit në foton e parë janë të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.
Në foton e dytë janë të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.
Në foton e tretë janë vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.
“Vetëm me 3 prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë radhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve” – shkruan juristi i PD në KQZ. ©LAPSI.al
Dhjetra raste te votimit te shumefishte!
19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.
Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.
Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin
Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!
Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.
Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!
Po sikur keta persona te jene te LSI ?
Une do te doja te perseriteshin prap zgjedhjet ne Berat dhe Gjirokaster.
Jam e bindur se shumica e atyre zullumeve qe po tregojne sot , i ka bere LSI
RAMA NJE VRASES PAS KRAHEVE. TURP. ZOTI E NDESHKOFTE.
ME ATE CFARE KA BERE KA HELMUAR GJYSMEN E POPULLSISE VENDIT.
MOS E GEZOFSH MANDATIN. PAC FATIN E GRUEVSKIT.
Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.Vjedhje me te madhe se salihu ne tre raste nuk ka,nje viti 1996,dy viti 2009 ku salihu urdheroje ristanin të djeg fletet e votimi,tre vjedhje spektakolare live ne tv klan ne vitin 2011 kur lulzimen e beri me vjedhje kryekarin e bashkise tirane