• |
ide | kryesore

Protestuan në mbrojtje të palestinezëve, nis procedimi penal për 15 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës ka nisur procedimin penale për 15 persona, pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme në qendër të kryeqytetit në mbrojtje të Palestinës, pas sulmeve nga Izraeli. Mësohet se 15 qytetarët janë proceduar në gjendje të lirë për thyerje të rregullave anti-Covid.

Sipas uniformave blue, ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *