• |
ide | kryesore

Operacioni “Linza”, policia sqaron arrestimin e 56-vjeçarit të shumëkërkuar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni i koduar “Linza”, ku u arrestua një 56-vjeçar i dënuar në Itali për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Selman Balla, banues në Tiranë, u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, ndërsa është dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’, ‘Grabitja’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *