• |
ide | kryesore

Hyn në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës

-Instant, Arkiva, Planet

Ka hyrë në fuqi një armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Armëpushimi filloi këtë mëngjes të premten, duke i dhënë fund 11 ditëve të bombardimeve në të cilat më shumë se 240 njerëz kanë vdekur, shumica e tyre në Gaza.


Shumë palestinezë “u lëshuan” në rrugët e Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi, ndërsa një zyrtar i Hamasit paralajmëroi se duart e tij “janë në këmbëz”, shkruan BBC.


Si Izraeli dhe Hamasi kanë pretenduar fitoren në konflikt. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se armëpushimi solli “mundësi të mirëfillta” për përparim. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor me raketa.

Luftimet filluan në Gaza në 10 maj pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar, që kulmuan në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamas nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu