• |
ide | kryesore

I dënuar me mbi 10 vite burg në Itali, arrestohet 37-vjeçari me dy emra në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar eshte vene në prangat e Policisë. Behet fjale per 37-vjeçarin Arsen Daci alias Flakton Daci, banues në Tiranë, i cili kerkohej per disa vepra penale nga shteti italian. I arrestuari akuzohet për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *