• |
ide | kryesore

Itali/ 18-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe kanabis

-Instant, Lajme



Një 18-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje si dhe për drogë.

Mësohet se shqiptari i arrestuar është identifikuar me inicialet T.C ndërsa është kapur nga karabinierët pas dyshimeve se ai merrej me punë të paligjshme. Pas një kontrolloi në banesën e tij u gjetën një karabinë me numër serial të fshirë dhe municione luftarake. Po ashtu u gjetën edhe një sasi e vogël kanabisi si dhe shirita ngjitës që shërbenin për të paketuar kanabisin.

I akuzuari u gjykua menjëherë dhe u mor për të negociuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 3,000 euro me përfitimin e lirimit me kusht. Pasi u përball me akuzën ai u la i lirë dhe do të paguajë gjobën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *