• |
ide | kryesore

Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Palestinë

-Instant, Lajme, Planet



Ka më shumë se një javë që konflikti mes Izraelit e palestinezëve i përshkallëzuar në dhunë ka shkaktuar më shumë se 200 viktima. Të enjten hyri në fuqi armëpushimimes Izraelit e palestinezëve militantë. Në një takim emergjence të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha, se ky konflikt “ka potencialin të ndezë një krizë të pandalshme sigurie dhe humanitare dhe të nxisë më tej ekstremizmin jo vetëm në zonat e pushtuara palestineze e në Izrael, por në të gjithë rajonin”. Por pikërisht instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit është e bllokuar. Disa herë SHBA e kanë bllokuar një pozicionim të përbashkët të këshillit 15 anëtarësh me argumentin, se një hap i tillë do të dëmtonte përpjekjet amerikane për ndërmjetësim. Në një kohë që nuk bëhej fjalë për arritjen e një rezolute, që është me efekt shumë më të fortë se publikimi i një pozicionimi të këshillit. “Për fat të keq Këshilli i Sigurimit vetëm për shkak të pengimit nga një vend nuk mundi të fliste me një zë“, u ankua me zhgënjim ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi.

Europianëve u mungon një “koncept i përgjithshëm strategjik”

Ndaj SHBA dhe europianëve tani porritet presioni për ndërmjetësim. Politikani i CDU-së, Johann Wadephul e shikon përgjegjësinë tek Uashingtoni si edhe më parë. “SHBA pikërisht për shkak të bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin dhe funksionin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB kanë një rol të jashtëzakonshëm.” Por tani kërkohet veprimi si i BE dhe i SHBA. Në një kohë që politikani tjetër i CDU-së, Norbert Röttgen është shprehur, se europianët praktikisht nuk luajnë asnjë rol në ndërmjetësim, kolegu konservator Wadephul ka tjetër mendim. BE dhe Gjermania “duhet të mbështesin rolin ndërmjetësues të SHBA përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me qeverinë izraelite dhe përfaqësuesit e autoritetit autonom palestinez“. Përveç kësaj duhet që “të përdorim kontaktet tona të shumta me shoqërinë civile izraelite, për të kontribuar në çtensionimin e situatës“.

Por nga ana europiane mungojnë kriteret strategjike për një angazhim të përforcuar, kritikon politikani liberal, Bijan Djir-Sarai (FDP). “Për fat të keq qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian i mungojnë një koncept strategjik i përgjithshëm për rajonin. Shtetet e BE duhet që me urgjencë të përpilojnë një iniciativë gjithëpërfshirëse për Lindjen e Afërt“, shprehet Djir-Sarai për Deutsche Wellen. “Kjo duhet të harmonizohet me partnerët transatlantikë dhe të zbatohet.

Çfarë ka ndodhur me kuartetin e Lindjes së Afërt?

Në kërkim të negociatorëve të mundshëm për Lindjen e Afërt herët a vonë do të ndeshesh me kuartetin e Lindjes së Afërt. Kësaj instance i përkasin SHBA, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe BE. Quarteti u themelua në vitin 2002 pasi procesi i paqes i filluar në vitet 90-të me Marrëveshjet e Oslos dështoi. Të dërguarit e posaçëm të kuartetit, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Rusisë duhet të tani të telefonojnë me njëri-tjetrin për mundësi të negociimit. Por propozime konnkrete ende nuk ka.

Problemi i kuartetit është se edhe këtu sundon e njëjta bllokadë si në Këshillin e Sigurimit, sepse në thelb janë gati të njëjtët aktorë. Për politikanin e çështjeve të jashtme të FDP-së, Alexander Graf Lambsdorff këto dy instanca nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Në një bisedë me dpa, ai kërkoi një rol udhëheqës të SHBA, një mbështetje të fortë diplomatike të BE, përfshirjen e kuartetit të Lindjes së Afërt dhe një rol të fuqive rajonale si Egjipti dhe Jordania. Të dyja këto shtete arabe edhe në kohë të vështira e kanë mbështetur Izraelin si edhe palestinezët dhe janë ofruar për ndërmjetësim.

E drejta e ekzistencës së Izraelit dhe ngritja e ngulimeve

A beson më ndokush në zgjidhjen me dy shtete, siç e kërkon edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres? Politikani liberal gjerman, Bijan Djir-Sarai beson. “Zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme, që si izraelitëve edhe palestinezëve u mundëson një jetë në paqe në plan afatgjatë. Tek kjo zgjidhje duhet të qëndrojmë patjetër.” Politikani i CDU-së, Wadphul thotë, se për këtë të dyja plët duhet të bëjnë kompromise, “si palestinezët edhe shtetet që i mbështesin ata duhet të njohin të drejtën e ekzistencës së Izraelit“. Por për Djir-Sarai është po ashtu e qartë: “Politika e ngulimeve të qeverisë së Netanjahut në vitet e fundit ka vështirësuar negociatat për zgjidhjen me dy shtete. Prandaj ajo duhet të marrë fund.”

Gjermania në përpjekjet për negociim në Lindjen e Afërt e sheh veten si pjesë të BE. Kjo ka lidhje edhe me historinë e vështirë gjermane dhe me Shoah, prandaj Gjermanisë i duhet të tregojë shumë kujdes diplomatik. Sipas Wadephul ky kujdes nuk bie ndesh me rolin ekuilibrues gjerman. “Nga përgjegjësia jonë historike për shtetin e Izraelit del edhe një përgjegjësi e veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon.” Gjermania vepron intensivisht me “marrëdhënie të ngushta dhe të gjera me Izraelin, por për shembull edhe si donatorja më e madhe e organizatës UNRWA, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës.(…) Nëse Izraeli dhe populli hebre sulmohen ne nuk mund të heshtim. Këtu duhet të mbajmë pozicion të qartë dhe t’i qëndrojmë përgjegjësinë sonë.”/DW



1 Comment

  1. shum po ngren ,pyetjen kush mund te jet ndermjetsuesi,,ne lindjen e meseme,pergjigja eshte kjo,kemi dy menyra zgjillje,1 me drejtesi hak qe mbyll problemin 2dhe me interes,qe behet burim problemesh,si natyralitet sejcili nga ne don te drejten dhe urren padrejtesi ti behet,dhe te gjith ne nuk jemi pa te drejta dhe pergjegjsi ne kete bote,tani nese kuptohen dhe pranohen domosdoshmerit ne menyr te ndersjell,nuk kan nevoje ndermjetsuesi,mbasi ,sejcili nga ne eshte armiku ose miku i vetes vet shpetuesi apo humbesi i vetes vet,me angazhimin qe ben,nese njeh dhe respekton te drejten e tjetrit sic don te drejten e vet , ceshtjet zgjillen pa probleme,e nese ,zgjilljet kerkohen sipas interesit,do thot interesi i nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera,dhe padrejtesija ka kosto ,cmim qe paguhet ,padiskutim,hyn fuqija presioni perplasja shkatrrimi por ,ne finale triumfi eshte ne anen e te drejtes,kjo eshte e leht per tu kuptuar,mendja eshte krijim sekret ,i te MALLIT ZOT NUK SFIDOHET,ESHTE PJESA ME E SOSTIFIKUAR SI PERSOSMERI NE DALLUSHMERIN MES SE MIRES DHE SE KEQES ,KU ZHVILLIMET TASHME KAN SJELLUR FAKTET DHE MBAJN KOKULUR DHE GOJ MBYLLUR ,cDO TE PADREJT,cESHTJA ESHTE PER TE GJITH ESHTE TE KUPTOJME PRANOJME DHE ZBATOJME DOMOSDOSHMERIT SI FRYMARRJA EKZISTENcES NJERZORE,MBI TOKE PAQES QARTESIS E cILA PROLLON GJITHNJE GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE SHPRES SHPETIM,PERDERI SA TE GJITHEVE ZOTI MALLERISHEM NA BERI PENG TE MENDIMIT FJALES VEPRES SON SEJcILIN NGA NE KU NESE ANGAZHOHEMI PER MIR SHPERBLEHEMI DHE NESE ANGAZHOHEMI PER PADREJTESI NDESHKOHEMI,MIR ESHTE TE ANGAZHOHEMI ATY KU NDJEJM DUAM PER VETEN ,SHPERBLIMIN JO TE KUNDERTEN NDESHKIMIN,E KA TREGUAR HISTORIJA QE PADREJTESIJA NUK TRIUMFON,KUSH BEN KEQ E KEQA E NDJEK KUSH VRET PA TE DREJT VRITET,MIR ESHTE TA KUPTOJNE DHE PRANOJNE QE TE BEJNE VEPRIMIN E DUHUR SHPETUESPER VETEN E TYRE,DUKE RESPEKTUAR ME PAR SHPETIMIN E TJEREVE PERMES TE DREJTES HAKUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *