• |
ide | kryesore

Meta nuk i shkon Komisionit Hetimor në seancë dëgjimore: E humbët mundësinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta iu përgjigj letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore përmes një shkrese zyrtare, ku Presidenti shkruan se ky komision e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me të, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohuar këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.

Po kështu Presidenti thotë se “me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit”. 

Kreu i Shtetit thekson se “nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.” – thuhet më tej në shkresën zyrtare që Meta i nisi Kuvendit.



3 Comments

  1. pas shkarkimit tend o like floriri eshte USA se Rames si ha shum palla se i intereson te jesh aty ku je me mir se sa kryetar opozite. pas shkarkimit tend o like floriri ti e di shum mir qe eshte USA. sapo te shkarkojn do shpallesh non grata me gjith familjen. e kan paralajmeru. ishalla po fillon te behet drejtesi ne kete vend se na u ca kari me gangestera provincila tanglliksa qe mir qe vjedhin po te cajn edhe karin. vdekje pordhitikaneve shqiptar te pluralizmit, te korruptuar deri ne palc.

  2. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *