• |
ide | kryesore

Covid-19/ Nis sot vaksinimi i punonjësve të transportit publik në sheshin “Skëndërbej”

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Të gjithë punonjësit e këtij sektori do të nisin sot të marrin dozën e parë të vaksinës në qendrën e vaksinimit ne sheshin “Skëndërbej”. Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik në total që pritet të marrin vaksinën. Koordinatorë të fushatës të vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” thanë se për punonjësit e transportit do të përdoret vaksina ruse “Sputnik V”.

Kompanitë e transportit të pasagjerëve e mirëpritën vendimin për nisjen e vaksinimit, por pohojnë se është i vonuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *