• |
ide | kryesore

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën pas 2 muajsh 17-vjeçari nga Tirana

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 26 maj në spital.

Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes. Burime nga policia thanë për gazetaren Doriana Bezat se 17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.

Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime. Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *