• |
ide | kryesore

Operatori i teleferikut pas tragjedisë në Itali: Kam një barrë të madhe në ndërgjegje

-Instant, Lajme, Planet



Operatori që ishte përgjegjës për gjendjen teknike të teleferikut që u rrëzua duke u marrë jetën 14 personave në Itali, është shprehur se ka një barrë të madhe në ndërgjegje.

“Po lutem dhe po merrem me veten time dhe Zotin,” kështu është shprehur para hetuesve Gabriele Tadini, operatori i teleferikut në Stresa-Mottarone ndërsa pranoi se kishte ndërhyrë në frenat e urgjencës.

64-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në izolim në një qeli të sigurisë maksimale,  ishte bërë shef i shërbimit pas 40 vitesh punë në kompaninë që administronte biznesin. Siç raportohet nga La Stampa , gjatë marrjes në pyetje me karabinierët, ai dha versionin e tij të fakteve.

“…Sistemi hidraulik i frenave të emergjencës kishte probleme, nga bateritë dilte vazhdimisht vaj dhe ato po shkarkoheshin. Pas rihapjes në 26 prill, ne tashmë kishim bërë dy ndërhyrje…Problemi u kthye, u desh më shumë mirëmbajtje,” tha ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas tij, aksidenti me teleferikun në këtë rast është nga ata që nuk ndodh as një herë në një milionë.

“Nuk mund ta kishim imagjinuar kurrë se litari do të këputej. Ishte në gjendje të mirë, nuk tregonte as shenja zhveshjeje. Ajo që ndodhi në aksident, nuk ndodh as një herë në një milionë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *