• |
ide | kryesore

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 mijë dollarë, i përkasin një të arrestuari në Angli

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçari që aktualisht rezulton të jetë i arrestuar në Angli i është sekuestruar pasuria. Policia bën me dije se Vasil Duraku është arrestuar në Angli për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht: një njësi tregtare; dy apartamente dhe një garazh.

Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.



2 Comments

  1. Mos mo po ky Duraku eshte me biografi te mire ga gocen e gjajes deputete social komuniste spiune ne Kukes mo ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *