• |
ide | kryesore

Kosovë/ Bien ndjeshëm shifrat e të prekurve nga COVID-19, 5 të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova ka regjistruar vetëm 5 raste të reja të infektimit me Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë duke ruajtur kështu trendit e përmirësimit të situatës me pandeminë.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshuar për SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë ndërsa  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *