• |
ide | kryesore

Mbi 170 milionë të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i rasteve me Covid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në mbi 170 milion, në të gjithë botën. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 171,039,317 raste me COVID-19. Ndërkohë numërohen mbi 3.5 milionë viktima nga virusi SarsCov2.

Vendi më i prekur nga pandemia Covid është ShBA  me 33, 25 milion raste dhe mbi 594,000 viktima, ndjekur nga India me 27, 89 milion raste dhe 326 mijë viktima dhe Brazili me 16, 47 milion të prekur dhe 461 mijë humbje jete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *