• |
ide | kryesore

Shkarkim të Presidentit? Yuri Kim shmang pyetjen mbi Ilir Metënn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Pogradeci, kishte shkuar në mbështetje të viktimave të dhunës, Yuri Kim nuk komentoi për shkarkimin e mundshëm të Ilir Metës si president me datë 9 qershor nga Kuvendi.


“Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”, deklaroi ajo, krah Olsian Çeles, kryeprokurorit të vendit.


“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me 3 nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje.

Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, u shpreh Yuri Kim.

7 Comments

  1. Po per te dhunuarit nga Rama ( te larguar nga puna, kane fituar gjyqet dhe nuk i jepen leket etj…) do flase ndonjehere kjo ambasadore ?
    Apo te “dhunuar” quan pushtetaret e “varfer”…

  2. Lulëzim Basha është politikani tipik që gjithë jetën e tij e ka ndërtuar mbi gënjeshtrën. Ai lundron në rrena. Ka hyrë në politikë, madje është ngjitur në majë të saj, duke manipuluar jetën e tij, ka ndërtuar një biografi të gënjeshtërt dhe e ka shkruar jetën e tij duke u mbështetur tërësisht mbi manipulimin. Kulmi është historia e tij se kur ka qenë 4 vjeç daja e merrte të dëgjonte « Zërin e Amerikës », siç thotë në librin « Misioni im ». Ka manipuluar shkollimin, punën në Kosovë dhe tani në fund, ka nxjerrë një slogan tjetër për të manipuluar ndjekësit e tij që është « Masakra zgjedhore ». Ky slogan i prodhuar nga njeriu që e ka ndërutar jetën e tij publike mbi « rrenën »

  3. Po pse duke qene te dy ne Tirane duhet te takoheshin ne Pogradec?
    Keshtu ben edhe Palla yne, i ben mbledhjet e qeverise njehere ne Vlore, njehere ne Shkoder.
    Qenka protokolli Sorrosian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu