• |
ide | kryesore

Miratohet kontrata, Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me koncension

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

Kontrata e koncesionit PPP është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe bashkimit të tre operatorëve ekonomikë të mësipërm, njëri prej të cilëve është kompania e politikanit Behgjet Pacolli.

Vendndodhja e aeroportit të ri është përcaktuar zona e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë. Konsorciumi që ka lidhur marrëveshjen do të investojë për ndërtimin e aeroportit 103.9 milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit do të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulta se 140 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet.



4 Comments

  1. Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

    Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur Pasi sa më shumë flaisn, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

    Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit , deri dje kur hynë në Listën e Zezë të Presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione. Më tej Shqipëria mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

    1. Vrap tek Merua te te jape sifllaqen se e bere normen per sot. Ja shumefishove artikullin ne cdo koment. Te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *