• |
ide | kryesore

Yuri Kim reagon pas vendimit të Biden: Të përkushtuar të luftojmë pandëshkueshmërinë e atyre që janë përfshirë në korrupsion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.



4 Comments

  1. Po he pra, rrase ne burg koken e narco kartelit Paulin alias Ramazon alias Edi Kristaq Robqir Rama dhe lietnantet e tjere me radhe.

  2. Ai qe mbeshtet ti eshte i kryekorruptuari se bashku me ahmetaj e veliajn.berisha e ilir meta para ketyre jane engjej.iliri u kap me figure e ze ndersa po kerkonte 750mije dollar.rama me 40milion me dokumente te falsifikuara te shteti te Delaware.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *