• |
ide | kryesore

Basha: Objektivi numër një, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme të 13 qershorit, ka folur për frikën e “zhdukjes” së PD, në rast se nuk krijohet vetëdija e qytetarëve për rrëzimin e qeverisë Rama, që ai e quan ‘regjimi Rama-Doshi’.

“Për ne demokratët kjo do të thotë pikë së pari dhe mbi të gjitha që këtë shumicë shqiptarësh ta organizojmë dhe ta nisim betejën duke i prirë kësaj beteje për objektivin numër një që mund të ketë sot Shqipëria, rrëzimin e regjimit.

Pa diskutim vetëdija për këtë është ABC-ja e gjithçkaje që do të vijojë. Ndërsa mohimi i kësaj është një rrugë e paditur përfundimi i së cilës kam frikë se nuk do të na ndryshojë shumë nga simotrat që janë zhdukur politikisht, apo zvarriten, apo janë kthyer në fasada të regjimit”, u shpreh Basha në një takim me demokratët e Paskuqanit.

“Për mua” theksoi Basha, ka vetëm një rrugë, “rruga e betejës totale ndaj atij që i ka shpallur luftë totale Partisë Demokratike, demokratëve shqiptarëve, Shqipërisë dhe demokracisë”.

Basha i bëri ftesë demokratëve të mos e dyshojnë që 25 prilli “ishte masakër zgjedhore” dhe jo fitore e Edi Ramës.

“Në qoftë se pranojmë të dytën, atëherë de facto kemi shkelur mbi sakrificën e demokratëve dhe i kemi rënë me shkelm gjithckaje që kemi ndërtuar në katër vite dhe kjo nuk është më e keqja, më e keqja është që duke pranuar këtë kemi legjitimuar mënyrat, format e të keqes, korrupsioni, krimin harbutërinë, dhe i kemi hapur rrugën një nate të pafund për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Unë nuk mund ta pranoj këtë, unë nuk mund të pranoj të shkel mbi sakrificën e demokratëve. Unë nuk mund të pranoj ta trajtoj Edi Ramën si një kundërshtar normal politik në momentin që ai ka dhunuar dhe ka shkatërruar të vetmin mekanizëm që ka demokracia, vullnetin e shumicës”, theksoi Basha.

Deklarata e plotë e Bashës me demokratët në Paskuqan

Nuk duhet të kemi asnjë iluzion për atë që na pret, nuk duhet të kemi asnjë mëdyshje se sakrificat tona, sakrificat tuaja, betejat tona e kanë ndezur tashmë pritshmërinë për ndryshim dhe se zhgënjimi, dëshpërimi, mosbesimi për atë që doli nga kutitë e votimit më 25 Prill, jo thjesht mes demokratëve por mes gjithë shqiptarëve, tashmë i ka lënë vendin zemërimi dhe vendosmëria për ta çuar drejtësinë në vend, për ta çuar hakun tek i zoti.

Për ne demokratët kjo do të thotë pikë së pari dhe mbi të gjitha që këtë shumicë shqiptarësh ta organizojmë dhe ta nisim betejën duke i prirë kësaj beteje për objektivin numër një që mund të ketë sot Shqipëria, rrëzimin e regjimit.

Pa diskutim vetëdija për këtë është ABC-ja e gjithçkaje që do të vijojë. Ndërsa mohimi i kësaj është një rrugë e paditur përfundimi i së cilës kam frikë se nuk do të na ndryshojë shumë nga simotrat që janë zhdukur politikisht, apo zvarriten, apo janë kthyer në fasada të regjimit.

Që ta thjeshtoj më shumë, në qoftë se mohohet masakra elektorale e 25 prillit, jo thjeshtë shkelet mbi sakrificën tuaj e të demokratëve kudo ku janë, jo thjeshtë poshtërohen shqiptarët që kanë besuar dhe që na kanë ndjekur, jo thjeshtë hidhet poshtë mundi, vetmohimi me të cilin jeni përballur me shantazhet, intimidimet dhe largimet nga puna.

Por shkatërohet edhe besimi se kjo shoqëri mund të ndryshojë përmes vlerave që ne shpalosim. Se e vetmja shpresë për ndryshim qenka pra, të jesh po aq i korruptuar madje më i korruptuar, po aq horr madje më horr, po aq kriminel madje më kriminel se Edi Rama dhe shokët e tij.

Sigurisht që ne këtë nuk e pranojmë, nuk ka shqiptarë ta pranojë këtë, kudo e nuk ka shqiptarë ta ngatërroj burrërinë, trimërinë, qëndresën ball të padrejtës me horrllëkun, harbutërinë dhe frikacakët e trimëruar me thesin e lekëve në shpinë dhe policinë që në vend që t’i burgoste i ruante.

Kush e mohon masakrën e 25 prillit, për fat të keq i bie me shkelm kësaj sakrifice.

Ne jemi sot në mes të një gare të brendshme e cila do të finalizohet të dielën. Ajo që do të vendosim të dielën do të përcaktoj edhe kursin me të cilin do të ecim. Sicc kam insistuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, dua ta përsëris edhe këtu, ne mund të kemi mendime të ndryshme për aspekte të ndryshme të gjithcckaje që ka ndodhur, qoftë në kuptimin e asaj që na ka ndodhur për shkak të kundërshtarit, qoftë për shkak të përgjegjësive të brendshme tona.

Gjithsecili ka lirinë të mendojë dhe të analizojë dhe natyrisht me 13 qershor të vendosë në bazë të këtij arsyetimi, por për një gjë nuk mund të jemi të ndarë, për një gjë nuk mund të kemi 2 mendime, e nuk mund të ulemi në 2 karrige, ose 25 prilli ishte masakër zgjedhore ose ishte fitore e e Edi Ramës.

Në qoftë se pranojmë të dytën, atëherë de facto kemi shkelur mbi sakrificën e demokratëve dhe i kemi rënë me shkelm gjithckaje që kemi ndërtuar në katër vite dhe kjo nuk është më e keqja, më e keqja është që duke pranuar këtë kemi legjitimuar mënyrat, format e të keqes, korrupsioni, krimin harbutërinë, dhe i kemi hapur rrugën një nate të pafund për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Unë nuk mund ta pranoj këtë, unë nuk mund të pranoj të shkel mbi sakrificën e demokratëve. Unë nuk mund të pranoj ta trajtoj Edi Ramën si një kundërshtar normal politik në momentin që ai ka dhunuar dhe ka shkatërruar të vetmin mekanizëm që ka demokracia, vullnetin e shumicës.

Ndaj përgjigja ime ka qenë dhe mbetet nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike prej ditës së parë që as nuk e njoh, as nuk e pranoj tjetërsimin e vullneti të shqiptarëve me 25 prill dhe rezultatin e manipuluar të 25 prillit.

As e njoh dhe as nuk e pranoj si të ligjshëm asnjë instuticion të dalë nga kjo masakër, sikundër nuk mund të pranoj kurrësesi që të bëhem pjesë e kësaj masakre duke kapur njërën nga dy duart e Edi Ramës, atë që gjoja shtrin për bashkëpunim ndërkohë që me dorën tjetër ka intensifikuar goditje ndaj demokratëve dhe ndaj mbështetësve tanë kudo anembanë Shqipërisë.

Për mua ka vetëm një rrugë: rruga e betejës totale ndaj atij që i ka shpallur luftë totale Partisë Demokratike, demokratëve shqiptarëve, Shqipërisë dhe demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër! Nuk do të jetë fushë me lule por ju e dini fare mirë që asnjë betejë e jona as me të as me paraardhësit e tij nuk ka qenë fushw me lule.

Nuk do ta bëjmë për veten tonë por do ta bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ju e dini fare mirë që po nuk e bëmë ne nuk ka forcë tjetër që ta bëjë.

Unë ju ftoj që në 13 qershor të dilni masivisht e në radhë të parë për të treguar qytetarëve të Paskuqanit, Kamëz, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë forcën tonë. Ju kërkojë të votoni për të vazhduar se betejën tonë se rrugë tjetër nuk ka. As Shqipëria nuk do të zbrazet dhe të vdesë, as demokracia nuk do të marrë fund pas 30 viteve që ka lindur dhe as shqiptarët nuk do të kthehen në kohët më të errta të monizmit.



7 Comments

  1. Po ky ‘REGJIMI ‘ sikur kishte 3 emra ne te . Rama – Doshi- Rakipi .
    Ka disa jave qe tani ky REGJIMI e ka emrin vetme Rama -Doshi .
    Ku shkoi ky Rakipi ? Perse nuk e ze me me goje basha kete Elbasanlliun ?

  2. Po ta kishim degjuar per here te pare z. Basha do te na dukej si thirrja e De Golit nga radio-londra

    me 18 qershor 194o tek i drejtohej Frances se pushtuar nga nazistet : Thirrje gjithe francezeve. Franca

    ka humbur njer beteje por Franca nuk ka humbur luften.

    Por sot kur degjojme z. Basha te leshoje kushtrimin, per fat te keq na kujtohen betejat e lene

    pergjysme e zbythjet e tij te pajustifikueshme si ato te Cadres se Lirise, te leshimit te te gjithe

    pushtetit lokal ne duart e rilindjes apo pranimin e hyrjes ne zgjedhje me Edi ramen kryeminister

    Thirrjeve te atehershme populli opozitar iu pergjegj me vendosmeri e devocion te pashembullt

    mbushi sheshet dhe ishte i gatshem per sakrifica, por Basha i la betejat ne gjysme. Sot populli

    opozitar eshe i shenjestruar nga regjimi, eshte ne listat e zeza te PS, eshte i survejuar e patro-

    nazhuar , eshte ne meshiren e tekave te pushtetit dhe rrezikon seriozisht ekzistencen e tij ne

    Shqiperi. Cdo te beje Basha , PD-ja dhe opozita ? A do te qendroi ne balle te popullit opozitar

    apo do te terhiqet perseri, Koha do ta tregoje.

  3. në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj,haloperidolin o miu te kiu e perdor salihu prej 47 vjetesh o loqja e majte e salihut,por keni filluar dhe ju shpellkaret ta perdorni por kujdes se nuk eshte ilac per te rinj,por ju dhe xhaketen e kollaret i blend njelloj si salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *