• |
ide | kryesore

Nis Kongresi i Partisë Socialiste, luhet himni kombëtar në stadiumin ”Air Albania”

-Instant, Lajme, Të fundit



Pak çaste më parë ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, i cili përkon edhe me 30-vjetroin e krijimit të partisë. Kongresi zhvillohet në stadiumin ”Air Albania”, duke marrë parasysh kështu edhe masat antiCOVID.

Kryeministri ka publikuar pamjet nga hapja që po bëhet në këtë Kongres, që sikurse e cilëson edhe Rama është i jashtëzakonshëm. Në kuadër të këtij kongresi janë paralajmëruar  mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Aty gjithashtu pritet të shpaloset programi i PS për mandatin e tretë si dhe analiza e hollësishme e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se në hapje të Kongresit është luajtur himni ynë kombëtar.



7 Comments

  1. Ky eshte kongresi i fatkeqesise se popullit shqiptar. Kjo parti eshte e keqja me e madhe qe i ka ndodhur popullit shqiptar prej shekujsh. Kur quhej parti komuniste ,vrau, torturoi, perdori terror , dhune, deportim, mbushi vendin me burgje, kampe perqendrimi e varre masive.
    Kur quhej parti e punes futi vendim ne izolim, prishi kisha e xhamia, u mori pronen, tokern e bagetite njerzve dhe e coi vendin drejt urise,
    Kur quhet parti socialiste ngriti korrupsionin ne artin e qeverisjes, shembi shtepi e prona, mbushi burgjet me
    njerz te thjeshte, e beri ligjin nje arme ne duart e qeverise kunder opozites dhe ne vecanti kunder popullit opozitar, pabazrazine para ligjit dhe pabarazine krahinore e beri norme te qeverisje, coi ne nivelet me
    te ulta maredheniet me Kosoven, percau popullin ne dy kampe te papajtueshme dhe armiqesore , te
    pales qe ka pushtetin, administraten, shtetin dhe pales tjeter qe survejohet nate e dite nga patronazhistet
    qe raportojne tek partia deri edhe per bindjet politike , te asaj pale te shenjestruar e te skeduar si
    hebrejte ne kohen e nazizmit per tua bere te pamundur jeten me qellim qe ta spastrojne
    shqiperine nga populli opozitar sic bene me 500 mije te rinje e te reja gjate ketyre 8 vjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *