• |
ide | kryesore

PS mbledh sot kongresin në ditën e 30 vjetorit të themelimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm. PS pritet të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Kongresi i PS do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në zbatim të masave kundër koronavirusit.

Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla deklaroi se Kongresi do të nisë me surpriza të bukura, ku do të ketë mesazhe dhe përshëndetje nga socialistët e vjetër, që sipas tij, kanë kontribuar në PS, dhe në të njëjtën mënyrë edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Më tej, Balla tha se Kongresi do të vijojë me analizën e thellë në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, duke shtuar se në dy zgjedhjet e fundit, ato të 2013 dhe 2017, nuk është bërë një analizë e tillë për gjërat që nuk janë bërë mirë brenda PS-së.

Kongresi përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Në vendimin për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë gjatë Asamblesë së PS u miratuar dhe rendi i ditës.



6 Comments

  1. Kjo sikur e ka me 8 Nentor 1941 apo e kam gabim. Emrin e ka nderuar dy here por ditlindjen se ndryshon dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *