• |
ide | kryesore

Lehtësohen masat për shkak të pandemisë, nga sot lejohen grumbullimet deri në 50 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kuadër të planit të lehtësimit të masave kufizuese të miratuar për muajin qershor, nga dita e sotme në ambientet e jashtme do të lejohen grumbullime deri në 50 persona.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare. Deri më sot në ambiente të jashtme janë lejuar 10 persona.

“Plani i lehtësimit të masave anti COVID qershor 2021. Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona”, thuhet në njoftim

Shifrat e COVID kanë pasur një trend rënie përgjatë muajit të fundit. Sot MSH njoftoi për 8 raste të reja dhe një humje jete, ndërsa Vlora është qarku i parë që del nga harta e infektimeve.



1 Comment

  1. O idiotet e komitetit hapni rruget pas ores 11 se late nam bastarde. Numeron policia ne rruge kepucet dhe mbledh rryshfetet e patentave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *