• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi me Coca Colën pas gjestit të Cristiano Ronaldos

-Instant, Paparazzi, Slider



Një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat ditën e djeshme ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.
Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, disa minuta pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje marramendëse.

Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.
Cristiano Ronaldo ka shprehur edhe më herët pakënaqësinë ndaj Coca-Colas. Ai është shprehur se djali i tij ka shumë potencial, por konsumon patate të skuqura dhe Cola, gjë që mund të mos e lejojë të arrijë majat në të ardhmen njësoj si i ati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *