• |
ide | kryesore

Shqipëria anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon Rusia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes se pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet ruse kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë “Tass“. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-sëmë 1 janar 2022. Ato do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga janari 2020.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *