• |
ide | kryesore

Shqipëria kërkon njohjen e çertifikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e BE-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kërkuar njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë Samitit të Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, Manastirliu tha se situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar.

“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Ministrja shtroi nevojën për një qasje të integruar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *