• |
ide | kryesore

Kultivuan kanabis, një i shpallur në kërkim dhe katër të proceduar penalisht në Tropojë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është shpallur në kërkim dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Tropojë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve në zonat me sipërfaqe të pyllëzuara, strukturat e DVP Kukës konstatuan dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh. Për pasojë, në kërkim u shpall M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh. Kurse në gjendje të lirë për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim i detyrës u proceduan kryeplaku i fshatit Salcë, M. D., A. Q., banues në fshatin Tetaj, Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, nspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *