• |
ide | kryesore

Çitaku: Thaçi më propozoi të merrja postin e Presidentit para se të ikte në Hagë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar si pasuese të postit të tij kur në qershor të vitit të kaluar u publikua propozim-aktakuza ndaj tij.

“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jo korrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pas me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.

Çitaku tha se ajo e kishte refuzuar këtë propozim të ish-presidentit Thaçi, sepse i ishte dukur jo etike ta marrë postin e të parës së shtetit në atë kontekst politik.

“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”, – tha Citaku për median në Kosovë.

Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar UÇK-ja dhe jo individët.



1 Comment

  1. Zonje eshte mire per shqiptaret e kosoves qe poste te tilla te larta te kalojne jo nga pazaret e bisedat intime por nepermjet proçesit te votimit. Per mendimin tim President duhet te jete ajo ose ai njeri qe e ka kaluar proçesin e te votuarit nga populli, keshtu do jete i besushem ne mase te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *