• |
ide | kryesore

Plas arma në Tropojë, plagoset 39-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i plagosur në Tropojë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit, teksa ka mbetur i plagosur shtetasi Bardhyl Kolbiba. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është arrestuar dhe autori i plagosjes, i identifikuar si Izet Ahmati.

“Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhë, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit Izet Ahmtai, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.



1 Comment

  1. Ne elbasan psh. qellohet me arme zjarri dhe vriten dy te rinj, ose degjohen krisma armesh, ose te shtena me are me arme zjarri.
    Ne tropoje, aahh ne tropoje plas arma dhe plagoset njeri . Atje ben ne shume zhurme arma.
    Mire qe nuk keni “qelluar” afet se do kishit humbur degjimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *