• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 7 raste të reja

Arkiva



Në Kosovë të premten  janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit.

Shifrat bazohen në 1.224 mostra të testuara.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.

Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *