• |
ide | kryesore

Gjermani/ Një i dehur sulmon qytetarët me thikë, vret tre dhe plagos gjashtë të tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastësishëm, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa raportohet se autori ishte i dehur.

Mediat gjermane shkruajnë se një i dyshuar për sulmin është arrestuar, pasi policia e qëlloi në këmbë, ndërsa po tentonte të largohej.

Mediat gjermane bëjnë me dije se zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe situata është nën kontroll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *