• |
ide | kryesore

Sherri për shezlongët/ Pse nisi konflikti që përfundoi me katër të vrarë dhe dy të plagosur në Velipojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në plazhin e Velipojës jane vrarë 4 persona dhe 2 kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje të armatosur mes 2 familjeve, pronarë te hoteleve në kētë zonë. Hotelet e tyre janë vetëm 50 metra nga njëri-tjetri. Konflikti që përfundoi me vrasjen e Kujtim Ferracakut, 2 anëtarëve të familjes Gocaj, Edmondit dhe Xhovanit  dhe Myslim Myzeirit ka nisur për vendosjen e shezlongeve në plazh. Palët dyshohet u konfliktuan për shezlonget pasditen e djeshme dhe pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, janë konfliktuar me armë.
Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018. I plagosur në ngjarjen e sotme është edhe i vëllai i tij, Hasan Ferracaku.
Kujtim Ferracaku pronar i Hotel Fantazia dhe ngjarja ka ndodhur 50 metra larg biznesit të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *