• |
ide | kryesore

Ceremonia mortore e Musaen Zenelit/ Myftiu i Shkodrës: Po shpëton nga propaganda e mjerimi, nga statuset në FB të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditën e së hënës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit Musaen Zeneli, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në “masakrën” e Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë!

Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.”



12 Comments

  1. Blendi Fevziu, tellalli i këlyshëve te komunizmit që sot nuk denoncon A. Frangajn per disinformacion e per servilizëm ndaj horrave, drogmaneve e çdo lloje fundërrine. Edhe pse beri nje shkrim prekës, nuk mund te laje duary qe kane ushqyer ujqërit e kokbit shqiptare

  2. z, Myfti mos te degjoj ai gerdalla i skaduarvi Surrelit se pastaj do e psoni dhe ju si vitin 1967, ky po i prishe gjumin e thell te droges ky te prish kisha e xhami, prandaj hoxhe i nderuar kujdes me liderin e ballkanit se ky ka hall si ecen minishengeni se per ket popull as qe e ka ne list sepse e ka blere nje vot 100 euro,???

  3. Lexova statusun tend se çfare mendoje te beje me rrogen tende te pare , lexova sesi do qerasje shoket , lexova sesa do ti jepje te ardhura edhe nenes , lexova qe kishe nevoje edhe per nje komjuter sepse ai i tanishmi ishte i vjeter . Lexova dhe kuptova sesi nje djale i devotshem si ty mendonte ta ndertonte te ardhmen e tij me pune te ndershme ne nje vend te pandershem . Kuptova qe per faj te ketij pushteti kiminal e te papergjegjshem qe edhe sot shfajsohet nga mekatet e tij dhe nuk kerkon falje per vdekjen tende ne perseri do te jemi ne te njejten gjendje per mos me thene me keq . Ti shpetove dhe me siguri do shkosh ne parajse , ti shpetove sepse vdekjen e kemi hak te gjithe , por ne do te vuajme akoma mekatet e babezise se politikes antinjerezore te politikaneve tane te pangopur qe per para e pushtet jane kail te ecin edhe mbi kufoma .
    Rahmet paç vella i mire . Ishe dhe ngele engjell .

    1. O durrsak leshi… nga kjo tragjedi mendon për foton… të dhjefsha Evropën e ty bashkë me të… kaqol idiot.

  4. Qofte inshaAllah i xhenetit. Zoti e shperblefte per cdo gjemb ne kembe te kesaj dynjaje djalin dhe familjen e tij. Zoti ja shtofte sabrin familjareve per hir te madheshtise se meshires se Vet.

  5. Kjo eshte jeta e krimit dhe krimineleve qe i eshte imponuar dhe atyre qe nuk kane lidhje me keto felliqesi qe ne kete vend kane kap qiellin. Zullum i madh.

  6. DHIMBJE E MALLE NJE FUKARA I KEPUTUR ,NA KA PREK GJITHEVE NE SHPIRT,DUKE QEN SE JEMI KALIMTARE NE KETE BOT NGA ZOTI ME KTHIM TEK ZOTI SNA MBETET TJETER TE THEMI VETEM SE FALNDERIMI I TAKON VETEM TE MALLIT ZOT PER AQ KOH SA NA LEJON TE JETOJME NE KETE BOTE,ZOTI E MESHIROFTE ATE DHE FAMILJEN TE TIJE DHE ZOTI JA KOMPESOFTE KET FATKEQESI ATI DHE FAMILJES TIJE NE DY BOTET ME MIRSITE E TIJE,DHE NE SI POPULL I MALLI ZOT NA KOMPESOFTE VISHTIRSIT E JETES ME TE MIRA NE DY BOTET DHE ISHALLA NA BEN RRISK TE VIN ULLEHEQES TE DREJTE QE NA ULLHEQIN ME ULLZIM HYJNOR,SEPSE VETEM ATY KA QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES PAQE SHPETIM,RESPEKT PER TE GJITH,ME PETE RAST SHPREHA LLIMBJEN DHE PERCOLLA MENDIMIN POZITIV MESHIRUES PER GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *