• |
ide | kryesore

Vlorë, arrestohet autori i djegies së dy makinave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar u ndalua nga forcat e policisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe është vënë nën pranga një i ri, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shtetasi K.M., 49 vjeç, dyshohet se është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, ngjarje kjo, e ndodhur në datën 14.04.2018.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, në datën 14.04.2018”, thuhet në njoftimin e policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *