• |
ide | kryesore

Lëndimi i Harrison Ford më i rëndë se ç’mund të imagjinohej

-Instant, Paparazzi, Slider



Xhirimet e filmit ‘Indiana Jones 5’ u ndërprenë, pasi aktori Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull. Sipas deklaratës së produksionit një javë më parë, nuk u la një afat i caktuar se kur mund të nisin sërish xhirimet, si dhe nuk u përcaktua niveli i dëmtimit të aktorit.

Por së fundmi burime për The Sun, zbulojnë se aktori është dëmtuar më rëndë nga sa u mendua fillimisht. Aksidenti ndodhi gjatë një skene aksion.

Filmi do të ndalojë xhirimet për të paktën tre muaj, pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

Megjithatë sipas burimeve, gjendja e aktorit nuk është aspak serioze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *