• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu Bill Cosby

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykata më e lartë e Pensilvanisë ka rrëzuar dënimin për aktorin Bill Cosby, pasi një marrëveshje që ai ka bërë më herët me një prokuror duhej ta kishte përjashtuar atë nga dënimi për këtë çështje.
Vendimi i gjykatës, i dhënë ditën e sotme, thotë se Cosby duhet të lirohet nga burgu dhe nga çdo ndjekje penale në të ardhmen. Cosby u shpall fajtor në vitin 2018-të për 3 akuza për abuzim seksual.

Aktori u dënua nga tre deri në 10 vjet burg dhe kishte kryer më shumë se dy vjet të këtij dënimi.

Një nga viktimat e abuzuara nga Cosby është Andrea Constand, e cila u takua me aktorin në vitin 2002, ndërsa punonte në Temple University. Ajo tha se ai abuzoi me të në vitin 2004, në shtëpinë e tij në Filadelfia. Në dëshminë e saj, gruaja shtoi se aktori i dha tri pilula blu të cilat i tha se do ta ndihmonin për t’u lehtësuar nga stresi.
Dhjetëra gra e kanë akuzuar aktorin në vitet e fundit duke thënë se Cosby i ka droguar dhe sulmuar seksualisht. Në gjyqin e parë, vetëm dy gra u lejuan të dëshmonin, por më vonë gjyqtari lejoi pesë gra të paraqiteshin për të ndarë përvojat e tyre. Asokohe avokatët e Cosby i mohuan të gjitha akuzat, ndërsa aktori refuzoi të fliste kur gjykatësi i dha të drejtën për të folur dhe për të treguar versionin e tij të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *