• |
ide | kryesore

Çfarë thotë mamaja e Britney Spears për ngjarjen që po pushton rrjetin

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndërsa Britney Spears po lufton për të rikthyer lirinë e saj, duke i hequr të drejtat e kujdestarisë të atit, burimet thonë se nëna e saj, Lynne, e mbështet atë, ashtu si edhe motra dhe ish-partneri i saj.

Ndërsa Lynne, ka qenë kryesisht e papërfshirë në kujdestarinë e vajzës së saj – e cila ka qenë në fuqi që nga viti 2008 -, ajo kohët e fundit vendosi të merrte një qasje më praktike, pasi Britney iu lut për ndihmë, është shprehur kështu një burim i familjes Spears.

Në një seancë gjyqësore publike nëntorin e kaluar, Lynne mbështeti kërkesën e Britney-t për të hequr babanë e saj Jamie, nga i cili u divorcua në 2002-in, si një kujdestar. Përmes një avokati, ajo i tha gjyqtarit se dyshja babë e bijë kishin një marrëdhënie “toksike”.

Në prill, ajo gjithashtu kundërshtoi tarifat e avokatit të Jamie prej 890,000 dollarësh, duke i quajtur ato “abuzuese dhe të pahijshme”.

“Lynne mendon se kjo kujdestari po e dëmton shumë vajzën e saj”, thotë burimi i familjes. “Ajo thotë se Jamie nuk ka qenë transparent me të dhe po abuzon me këtë situatë.”

Britney, së fundmi, bëri shumë akuza kundër kujdestarëve të saj, duke përfshirë që ata i mohuan të drejtën për të pasur fëmijë dhe duke mos e lejuar të përdorte llogarinë e saj bankare, Britney punonte një orar rraskapitës që ajo e krahasonte me “trafikimin e seksit”, si dhe e detyrojnë të pijë medikamente për bipolaritetin pa arsye.

Megjithatë gjykata i rrëzoi këto akuza nga Britney, duke mos hequr dorë nga kujdestaria e babait të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *