• |
ide | kryesore

Ed Sheeran zbulon çfarë fshihet pas emrit të vajzës së tij

-Instant, Paparazzi, Slider
Ed Sheeran



Ed Sheeran u bë baba për herë të parë para 10 muajsh. Bashkëshortja e tij Cherry Seaborn solli në jetë një vajzë të qaujtur Lyra Antartica. Ky emër ishte vërtetë shumë i veçantë dhe i surprizoi të gjithë.
Së fundmi artisti është shfaqur në një emision ku ka folur për eksperiencën e parë si baba dhe marrëdhënien e tij me Courteney Cox. Ai ka shpjeguar edhe kuptimin pas emrit të vajzës.

Ed Sheeran ka treguar se zgjodhi Antartica si emër të mesit për vajzën, sepse në fund të vitit 2019-të ai udhëtoi në Antartica (Antarktikë) dhe se ky ka qenë vendi kryesor në listën e dëshirave për të vizituar.
Ndërsa për emrin Lyra këngëtari i hitit “Shape of You” është shprehur se dëshironte t’i vendoste të bijës një emër unik, që të mos e kishte askush tjetër.

“Kam kuptuar që për disa njerëz ky emër është i çuditshëm. Por gruaja ime quhet Cherry dhe mendoj se ajo është Cherry i vetëm që kam njohur në jetën time dhe doja që t’i vendosja asaj një emër unik
Dhe ne shkuam në Antartikë kur mbaru turneu im, sepse ishte gjithmonë në listën tonë. Shkuam atje në fund të 2019-s dhe ishte vendi më i mrekullueshëm në tokë.
Idjea ishte se ne po prisnim që të kishim fëmijë, por thamë që duhet të shkojmë një herë në Antartikë para se të bëhemi me fëmijë, sepse nuk mund t’i marrim të vegjlit atje, kështu që do e marrim me vete vajzën kur të rritet”, ka treguar Ed Sheeran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *