• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg përdhunuesit e vajzës 15-vjeçare në Mirditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 personat e vënë nën akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës, rast i cili u zbulua në muajin maj të këtij viti. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj, kishin kërkuar në apel ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Lezhës me datë 20 maj, por pas shqyrtimit të dosjes hetimore, trupa gjykuese e refuzoi diçka të tillë.

Sipas burimeve, prokuroria është në pritje të përgjigjes së ekspertizës mjekësore, e cila do të vërtetojë nëse 5 personat kanë abuzuar apo jo seksualisht me të miturën, ndërsa të arrestuarit e kanë mohuar diçka të tillë. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan nga policia, pas denoncimit të 15-vjeçares, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga 5 personat.
Referuar dëshmisë së vajzës, rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me 15-vjeçaren dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat janë shpërndare dhe tek 4 personat e tjerë, të afërm me njëri tjetrin. Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me ta në mënyre të përsëritur.

Pas disa kohësh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptonin edhe familjarët e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund vendosi të rrëfejë atë se çfarë i kishte ndodhur. Si prove ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotove shantazhuese, që i kishin dërguar 5 personat, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ku aktivist dhe qytetar kërkonin parandalimin e ngjarjeve të tilla si dhe ndëshkimin e autoreve.



4 Comments

  1. Denojini maksimumin e ligjit! Këta kafshë i shkatërruan jetën nje vajze sot, nesër do shkatërrojnë jetën e të tjerëve.

  2. Ka dy ore artikulli që është postuar dhe asnje koment indinjate. Ku është zemërimi?! Turp, popull pa nerv….. Ka thënë mirë tjetri “këtij populli nuk i ngrihet…”.

  3. Sikur te ishte normal ky milet do ishte ne kembe 30 vjet me pare. Fatkeqsisht ne kete pis vend me kete popull kaq zullumqar jan shkaterruar mijera mijera jete femijesh te rinjsh e te rejash dhe familje te tera. Ky milet kaq i felliqur e pervers paska qene….ky eshte nje shejtan milet e asgje tjeter. Un keta dhe gjith si keta i var.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *