• |
ide | kryesore

Transportonte drogë me helikopter në ishujt grekë/ Mediat dyshojnë për veprimtarinë e ish-piloti grek Babis

-Instant, Lajme, Planet



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga veprimtaria që ushtronte Babis Anagnostopoulos. Babai i Caroline është shprehur ditë më parë se nuk e përjashton pistën e implikimit të dhëndrit të tij në aktivitete të paligjshme, konkretisht trafik droge që mund të ketë çuar çiftin drejt debateve, pasi mund të jetë zbuluar nga Caroline. Sipas gazetës “The Sun”, ka informacione që Babis Anagnostopoulos transportonte drogë në ishujt grekë me helikopter.

Pak ditë më parë kjo mundësi u bë pista e re e hetimeve për vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj pilot. Ish- piloti është shprehur për mediat greke nga qelia e burgut se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *