• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion, gjykata jep masën e sigurisë për prokurorin Edmond Karriqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe korrupsionit ka dhënë masën arrest me burg për prokurorin e akuzuar për korrupsion, ndërkohë që e njëjta masë sigurie u dha edhe për shoferin Isuf Gega. Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, u arrestua të mërkurën me kërkesë të SPAK, dyshohet se ka përfituar një ryshfet prej 2 mijë euro. Afera korruptive ka pasur si qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person, që po hetohej nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.

Të mërkurën, bashkë me prokurorin e Kukësit, Kariqi, u arrestuan Isuf Gega dhe dy personat me iniciale D. D. dhe E. B. Më herët, ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “korrupsionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *