• |
ide | kryesore

Stuhi “Elsa” godet Karaibet, evakuohen 180 mijë persona

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet në Kubë kanë evakuuar mbi 180 mijë persona pas frikës së shkaktuar nga stuhia tropikale e quajtur “Elsa”, e cila rrezikon të shkaktojë përmbytje të mëdha pasi më herët goditi disa ishuj në Karaibe, duke u marrë jetën edhe 3 personave. Shumica e personave të evakuuar janë zhvendosur tek të afërmit e tyre, ndërsa rreth 23 mijë janë vendosur në një strukturë të qeverisë kubane.

Ndërkohë, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 15 qarqe. Stuhia tropikale karakterizohet nga erëra që mund të arrijnë deri në 95 kilometra në orë. Sipas ekspertëve, “Elsa” pritet të dobësohet gradualisht ndërsa lëviz drejt Kubës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *