• |
ide | kryesore

Kjo video e Kim Kardashian ku pëson një incident po bën xhiron e rrjetit

-Instant, F1, Paparazzi



Kim Kardashian po shijon pushimet dhe nuk ngurron aspak që të ndarë me fansat momente gjatë tyre. Së fundmi, ylli ka publikuar një video ku shfaqet duke bërë “surf”. Në një moment, Kim ka humbur ekuilibrin dhe është zhytur në det dhe kjo video po bën xhiron e rrjetit.

Në lidhje me jetën e saj private, duket se ajo e ka totalisht të pamundur të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Kanye West. Ajo plotësoi letrat për divorc nga reperi në muajin shkurt dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim të dashurisë, por deri më sot ka rezultuar pa fat.

Pavarësisht se është një nga gratë më të famshme dhe të pasura në botë, ajo nuk ka arritur ende të gjejë dikë të përshtatshëm dhe duket se këto kohë ka marrë shumë refuzime. Një burim pranë saj ka treguar për revistën “Heat” se Kim po kalon një kohë të vështirë pas divorcit me Kanye.

“Kim po kalon një kohë të vështirë për të gjetur dikë të njohur, të fuqishëm dhe seksi për t’u lidhur me të. Ajo ka piketuar disa aktor, basketbollistë dhe disa muzikantë. Madje i ka kontaktuar vetë disa prej tyre dhe të gjithë ata janë larguar. Askush nuk i dëshiron dramat që vijnë pas lidhjes me Kim”, është shprehur burimi.

https://www.youtube.com/watch?v=QC_GxNAkfCY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *