• |
ide | kryesore

Mjekët e “Traumës” dalin në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë, problem është sistemi jo kolegët

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë paraditen e sotme në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj.  Këta të fundit dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës. Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë.

Kolegët e 2 mjekëve të arrestuar për ryshfet shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit. Sipas tyre problem në vendin tonë është sistemi dhe se zgjidhja nuk është kjo mënyrë. Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi dhe një deklaratë nga protesta, ku tha se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemt.



11 Comments

  1. Po pse mre bythqima… sistemi ju thote ju te hapni xhepin qe hallexhinjte tju fusin leket ne xhep ?
    Keshtu mund te thote cdo hajdut . Nuk eshte faji im qe vjedh ,,, por ja sistemi me detyron te vjedh.
    Keta jane bere korkporate si drejtesia.

  2. Nje mijek tjetre thot qe bagshishet do vazhdoin shteti ben gabim ti arrestoi tu heqin te drejten si mijek e hateher do ti shohim jan te siellshem .

    1. i bie qe dhe kryetaret e bashkive te ngrihen ne proteste se nuk ka marre vendim gjykata mbi prova per ate te lushnjes

    2. Nuk i kemi gritur ne shumica e ketyre doktorat me demokraci dipllomat i kan bler dhe nuk kan dallim nga krricat.

  3. 80-90% e tyre jane zhvates e jo mjeke. Kur ke hall e provon ! Lumturohesh kur te kushtojne 5 min nga 8oreshi, lumturohesh kur pret nga mengjesi deri ne darke ne rradhe per nje analize a eko a rafi a skaner, lumturohesh kur ju jep 300euro se asaj tjetres i ka marre 500e, e lumturohesh kur si seksera te cojne ta besh grafine analizat a te blesh ilacet te nje qe te adresojne ata se 20% i fatures ju shkon atyre e lumturohesh kr thyen qafen ne shtepi qe te pakten dhimbja e halli te eshte zbehur se kane dale ca halle dhe me te medhaja e ndrkohe ndez tv e i sheh qe bejne si gjynahqare, ata zhvatesit qe kane vec nje motiv ne jete “LEKUN E ZHVATUR”

  4. Keta kane nje te drejte. Shteti ka 30 vite qe i ka lene si njerezit edhe mjeket ne pike te hallit e qe te perplasen me njeri tjetrin. Te paret nuk marrin dot sherbimin e merituar, te dytet trajtohen si delenxhinj. Por fajin me te madh e kane vete mjeket se kane kontribuar ne ngritjen e ketij sistemi matrapazesh e rryshfetxhinjsh. U ka pelqyer e lezetuar dhe nuk kane bere asgje per ta ndryshuar. Kujtohen te protestojne kur arrestohen por nuk guxojne te thone te vertetat, qe shefat dhe drejtuesit e tyre kane qene ideatore te kesaj katrahure, qe mjekesine e kane lene me mbrapa bote se c’ishim, qe ka mes tyre nga ata qe kane bere miliona te cilat nuk i justifikojne dot ne asnje rrethane (perfshi edhe tani me Covidin) nderkohe qe ata qe duan te jene te ndershem apo nuk pershtaten dot i perzune neper Gjermani e kudo ne bote

  5. Seriozisht e kane keto qe ju ehte bere syri vetem leke edhe nese u behet rroga me miliona prape kerkojne!!!

    Tju vij turp qe dalin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *